Familjarët: PS-ja na premtoi drejtësi për viktimat e Gërdecit

Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë zhvilluar një homazhe pranë memorialit të ngritur në përkujtim të 26 personave që humbën jetën 8 vjet më parë.

Lajme

15/03/2016 13:49

Familjarët shprehen se tetë vjet pas shpërthimit tragjik që u mori jetën 26 personave, plagosi qindra të tjerë dhe shkatërroi dhjetëra biznese e shtëpi në zonë, asnjë prej fajtorëve nuk është ndëshkuar nga drejtësia.

“Kanë tetë vite që tallen me ne dhe nuk na japin drejtësi. Ky është turp. 29 fajtorët janë të lirë”, thanë ata.

Familjarët e viktimave të Gërdecit thonë se nuk e njohin memorialin përkujtimor të ngritur me fondet e Ministrisë së Mbrojtjes. Ata shtojnë se nuk janë ftuar në aktivitetin e zhvilluar me këtë rast.

“Kërkojmë drejtësinë e premtuar nga PS-ja. Ministria e Mbrojtjes nuk na ftoi në aktivitet”, thanë ata. /Shekulli