Familjarët i japin lamtumirën shqiptarit që humbi jetën në tragjedinë e Genovas!

Pak ditë më parë në tragjedinë e Genoas, si pasojë e shembjes ë urës Morandi humbën jetën dhe dy shqiptarë.

Lajme

21/08/2018 10:43

Pas ceremonisë mortore të zhvilluar në Itali, familja e Admir Bokrinës, ka zgjedhur që familjarin e tyre ta nderojnë dhe në vendlindje.

Admir Bokrinës, i është dhënë sot lamtumira e fundit nga familjar dhe miq në Shkodër.
Mësuesi i babait te Admirit Ruzhdi Poda mes lotësh shprehet se familja duhet të jene krenar sepse djali i tyre humbi jetën duke shkuar në pune dhe jo duke u marrë me drogë.
Muhamet Çeka, i cili ka punuar me viktimën dhe babain e tij në Itali thotë se 32-vjeçari ishte një djalë shumë i mirë dhe shume punëtor ndaj ndjen keqardhje të madhe.
Miq të afërm, familjare dhe të njohur bashkë me bashkëfshatarët e persona të tjerë i japin lamtumiren Admir Bokrinës duke shprehur edhe ngushëllimet e tyre./Panorama