Familjarët e të zhdukurve serbë në Kosovë kërkojnë zbardhjen e fatit të tyre

Shoqata e Familjeve e të Kidnapuarve dhe të Vrarëve në Serbi ka kërkuar nga organet përkatëse që të ndërmarrin masa për zbardhjen e fatit të pagjeturve serbë në Kosovë, përpara mbledhjes së Këshillit Ministror të OSBE-së në Beograd.

Lajme

26/11/2015 15:30

“Ne, familjet e viktimave, që nuk dimë ndonjë gjë për fatin e të kidnapuarve tanë në Kosovë, ju lusim që përfundimisht të bëni thirrje publike për lirimin e të gjithë të kidnapuarve serbë në samitin e OSBE-së”, thuhet në deklaratën e shoqatës, raportojnë mediet serbe.

Shoqata po ashtu i ka bërë thirrje ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, që ta ngris çështjen e serbëve të kidnapuar në Kosovë në praninë e pjesëmarrësve të samitit të OSBE-së. /Kp