Familjarët e të arrestuarve në Kumanovë: Na ktheni djemtë në Kosovë (Foto+Video)

Familjarë të personave të arrestuar në konfliktin e armatosur në Kumanovë të mbështetur nga organizatat e luftës, veteranët e organizata studentore, kanë protestuar të mërkurën në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë, ku kanë kërkuar që sa më shpejtë të zbardhet fati i tyre.

Lajme

20/05/2015 13:01

Taulant Gashi, i cili foli në emër të familjarëve e të arrestuar në Maqedoni, tha se kërkojnë nga institucionet e Kosovës të marrin informata dhe ta zbardhin ngjarjen në Maqedoni. Ai tha se për shkak të trajtimit jo njerëzor të shtetit maqedonas, është e pamundur identifikimi edhe i viktimave.

Gashi tha se ndihet i revoltuar nga deklaratat e udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, të cilët disa nga të përfshirët në konfliktin në Kumanovë i kanë quajtur terroristë.

“Jemi këtu që t’i bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë që të angazhohen shpjet në zbardhjen e rastit të qytetarëve të vet dhe mbrojtjen e tyre”.

“Sot, pas dy jave të ushtrimit të terrorit sllavo-maqedon ndaj djemve të dëshmuar në mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve ne si familjarë, miq ende nuk e kemi të qartë fatin e tyre”.

“Djemtë tanë po torturohen nga mënyrat më çnjerëzore nga regjimi sllavo maqedonas. Sot ne terrorizohemi nga mungesa e informacionit, shpifjet dhe propagandat që lansohen për fatin e tyre”, tha ai.

Ndërkaq, Xhavit Jashari, nga organizatat e veteranëve të luftës tha se ata që ranë në betejën e Kumanovës janë dëshmorë.

Ai kërkoi nga institucionet e vendit të jenë të matur në deklaratat e tyre.

“U bëjë thirrje institucioneve të vendit që të jenë në krye të detyrave dhe t’i kryejnë obligimet ndaj qytetarëve të vendit”, tha Jashari.

Po ashtu në këtë protestë të pranishëm ishin edhe familjarë të personave të vrarë.

Vëllai i Mirsad Ndrecajt ka treguar se familjari i tyre kishte shkuar në Maqedoni për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve e jo për para.

“Ali Ahmeti i ka tradhtua”, ka thënë ai.

YouTube player

Taluant Gashi, familjar i të arrestuarveProtesta_9 Protesta_5 Protesta_4 Protesta_1