Familjarët e personit që vdiq në Merdare, vdekja ishte natyrale (Video)

61 vjeçari Mustafë Bislimi, nga Bllofci i Podujevës, i cili mbrëmë ndërroi jetë teksa ishte nisur drejt Gjermanisë në mënyrë legale për ta vizituar të bijën, ndërroi jetë në autobus në pikën kufitare në Merdare. 

Lajme

02/02/2015 21:20

Sipas familjarëve dhe policisë, vdekja e tij ishte natyrale.

Familjarët e 61 vjeçarit kanë treguar për Klan Kosova se ai kishte jetuar edhe më parë në shtetin gjerman dhe se Mustafa nuk kishte pasur asnjëherë probleme shëndetësore.

“Kur u afrua autobusi te kufiri, i ka thënë shoferit ta ndalë autobusin se po i vinte njëfarë ligësimi. Në atë moment ka zbritë nga autobusi dhe aty për aty ka vdekur”, ka thënë njëri nga familjarët e të ndjerit, transmeton Indeksonline.

Familjarët po ashtu kanë pohuar se Mustafa kishte marrë vendim për të shkuar në Gjermani brenda ditës dhe se arsyeja nuk ka qenë se ka pasur probleme financiare.