Familja uzurpatore e kandidatit të LDK-së në Vushtrri, ndërtoi në pronë komunale (Dokument)

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, shtëpinë ku i jeton familja në Stanoc të Vushtrrisë e ka të ndërtuar në pronë komunale.

Lajme

17/11/2017 10:52

Lajmi.net ka siguruar fletën poseduese të truallit që ka uzurpuar familja e Tahirit dhe ka ndërtuar shtëpinë.

Në kopjen e planit shihen qartë shtëpitë në Stanoc të Poshtëm, në rrugën “Afrim Zhitia”, ku është edhe shtëpia e familjes së kandidatit të LDK-së.

Gjithashtu, mësohet se gjatë kohës sa kishte punuar në Llamkos në vitet 2006/2007, Tahiri e kishte marrë edhe një garazh për veturë, parcela 377, të cilën nuk e ka paguar asnjëherë. /Lajmi.net/