Familja Rugova takohet me kryeministrin Haradinaj, flasin për përvojat e tij me ish-presidentin

Familja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dje ka vizituar kryeministrin Ramush Haradinaj.

Lajme

31/01/2018 20:43

Blerina Kllokoqi – Rugova ka shpërndarë një fotografi të përbashkët në Facebook, duke shtuar se kanë falënderuar Haradinajn për vizitën dhe homazhet që i kanë bërë presidentit Rugova në përvjetorin e dymbëdhjet.

Po ashtu, kjo familje ka falënderuar kryeministrin edhe për përkrahjen që po ia jëp të parit të LDK-së, Isa Mustafa i cili është duke u shëruar në Gjermani.

Postimi i plotë:

Dje në një takim të përzemërt e miqësor, ku u evokuan kujtime dhe përvojat e bashkëpunimit të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova me Kryeministrin Haradinaj, në emër të Familjes Rugova dhe në veçanti të bashkëshortes së Presidentit Zonjës Fana Rugova dhe vajzës Teutës, falënderuam Kryeministrin Haradinaj për vizitën dhe homazhet që Kryeministri Haradinaj bëri më 21 janar 2018 në përvjetorin e dymbëdhjetë të kalimit në amshim të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Njëkohësisht falënderuam Kryeministrin Haradinaj për përkrahjen institucionale që ai si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës po i ofron akademikut Isa Mustafa, Kryetar i LDK-së, që për momentin është në Gjermani për shërim dhe bashkarisht uruam shërim sa më të shpejtë të Kryetarit Mustafa që të kthehet në Kosovë dhe të vazhdojë me angazhimet e tij politike dhe akademike.

Kryeministri Ramush Haradinaj na informojë ne familjarëve të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova për hapat konkret që ai si Kryeministër po ndërmerr për ndërtimin e Memorialit për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në Velani si dhe për fuqizimin e përgjithshëm të trashëgimisë politike të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova për shtetin e Kosovës.