Familja pesë anëtarëshe Krasniqi bën jetë të vështirë

Jo të gjitha familjet në Kosovë kanë mundësi të shtrojnë një iftar siç duhet. varfëria ka bërë që disa prej tyre mezi ta sigurojnë bukën e gojës.

Lajme

03/07/2015 23:49

E tillë është një familje 5-anëtarëshe që jeton në Prishtinë. Gjendjen e tyre e rëndon edhe ana shëndetësore.

Familja pesë anëtarëshe Krasniqi nga Veterniku i Prishtinës bën jetë të vështirë. Krerët e familjes që kanë probleme shëndetësore nuk mund të menaxhojnë situatën brenda familjes e cila është goditur nga varfëria, raporton RTK.

Pensioni dhe ndihma sociale të cilën e marrin kjo familje si dhe ndihmat nga bamirësit janë burim ekzistence mjete të cilat ua menaxhojnë të afërmit e kësaj familjeje.

Sipas familjarëve dhe fqinjëve përveçqë sfidohet vetë familja Krasniqi, as ata nuk janë të qetë kur fare aty pranë tyre shohin se në çfarë gjendje jeton familja 5-anëtarëshe Krasniqi.