Familja Ora mblidhen për ditëlindjen e të voglit Don (FOTO)

Rita Ora ka gjetur kohë për të festuar ditëlindjen e vëllait të saj të vogël, Don.

ShowBiz

18/11/2015 16:04

Vëllai i vogël i superyllit botëror, Rita Ora, sot mbush 18 vjet dhe e gjithë famlja janë mbledhur për të festuar këtë ditë të rëndësishme për të.

Me gjithë orarin shumë të ngjeshur, Rita dhe Elena kanë gjetur kohën për të qenë pranë vëllait të tyre, bashkë me dy prindërit Vera dhe Besnik, transmeton lajmi.net.

Elena ka shkruar në urimin në Instagram: “Është ditëlindja e vogëlushit tonë dhe ai është 18 vjeç dhe po pin shampanjë. Çfarë dite e mrekullueshme!”, ndërsa në urimin e Ritës përfshihen fjalët :”Urime ditëlindjen e 18-të vëllai im i vogël, nuk mund ta imagjinoj jetën pa ty”./lajmi.net