Familja Messi

Lionel Messi është bashkuar me familjen, për ta festuar ditëlindjen e nipit të tij, Benjamin. Vëllai i futbollistit argjentinas e ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihet familja e lumtur dhe komplete – Messi.

Sport

14/05/2014 02:06

Njëri nga vëllezërit e Leo Messit e ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet komplet familja e sulmuesit argjentinas.

Aty shihen nipërit dhe vëllezërit e motra (Matías, Rodrigo e María Sol), prindërit e futbollistit, Jorge e Celia, që së bashku e përbëjnë një familje të madhe.

Djali i 26 vjeçarit shihet në të djathtë të fotografisë, së bashku me nënën e vogëlushit, Antonella Roccuzzo.

Familja e Leos ka qenë gjithmonë e bashkuar dhe kohë pas kohe ka publikuar fotografi ku shihen të gjithë.

Këtë radhë, ata ishin mbledhur për ta festuar ditëlindjen e Benjamín, djali më i vogël i María Sol.

Ndërkohë, Leo Messi është në negociata pr ta vazhduar kontratën me Barcelonën.

Marrëveshja në mes të palëve duket se është arritur dhe tash pritet vetëm nënshkrimi i kontratës.