Familja Mehani nga Drenasi festoi dasmën në restorant, hajnat ua thyen shtëpinë (Foto)

Familja Mehani nga fshati Çikëtove e Vjetër e Komunës së Drenasit, në fundjavë kishin dasmë, e martuan njërin nga djemtë.

Lajme

22/03/2016 12:13

Tashmë siç është bërë zakon, nga shumë familje në Kosovë edhe familja Mehani, dasmën e kishin organizuar në njërin nga restorant të dielën në mbrëmje.

Por, festën e kësaj familje ua prishën hajnat. Ata në mbrëmjen e së dielës kishin hyrë në njërën prej shtëpive të kësaj familje dhe kishin vjedhur e thyer shtëpinë e Sadri Mehanit, i cili ishte në dasmën e djalit të vllahut të tij, me të cilin shtëpitë i kanë shumë afër.

f1

Mehani ka treguar për lajmi.net se hajnat fillimisht kishin thyer xhamat e shtëpisë së tij, pastaj kishin hyrë dhe kanë vjedhur një sasi të arit në vlerë prej 800 euro dhe gjëra të tjera.

f2

“Ne kemi qenë në dasmën e nipit, kur kemi ardhur kemi parë se hajnat kanë thyer shtëpinë dhe kanë hyrë brenda. Përveç dëmeve që kanë shkaktuar në dyer dhe dritare të cilat i kanë thyer, ata kanë vjedhur edhe sasi ari në vlerë prej 800 euro”, ka thënë ai për lajmi.net.

Mehani ka treguar se ata kanë lajmëruar edhe Policinë e Kosovës e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe deri dje nuk i ka lejuar të hynë në shtëpi.

f3

Vjedhjen e shtëpisë së familjes Mehani e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila këtë rast e ka cilësuar si vjedhje të rëndë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë për lajmi.net se rasti është paraqitur në stacionin e Policisë në Drensas me datën 21.03.2016, në orën 00.25 minuta.

f4

Ajo ka thënë se Sadri Mehani ka deklaruar se i janë vjedhur një sasi ari dhe gjëra të tjera. Ahmeti ka thënë se rasti është duke u hetuar nnga njësitet përkatëse.

f5