Familja Makolli kërkon kthimin e pronës nga Ferronikeli

Mbi 100 anëtarë të familjes Makolli po kërkojnë kthimin e rreth 8 hektarëve tokë nga kompania Ferronikeli.

Lajme

19/03/2015 20:09

Kjo familje po pretendon se prona iu dha në shfrytëzim kompanisë Ferronikeli pa miratimin e tyre dhe pa asnjë kompensim, raporton KTV.

Ndonëse shfrytëzuan rrugët ligjore, duke paditur Ferronikelin dhe AKP-në, lënda e kësaj familjeje ka mbetur pa u shqyrtuar.

Të vendosur që ta mbrojnë pronën e tyre, Makollët, edhe me fëmijë e gra protestuan para Komunës së Drenasit, duke kërkuar zgjidhje.

Përveç kësaj, anëtarët e familjes Makolli thonë se Ferronikeli gjithashtu ua ka bërë të pamundur qëndrimin në këtë vendbanim për shkak të ndotjes së ajrit dhe ujit. Mirëpo, zyrtarët e Ferronikelit thonë se kjo kompani nuk e ka për obligim të merret me kompensimin e pronave, raporton KTV.