Familja Kastrati në Turjakë të Malishevës, bëhet më shtëpi banimi – Lajmi.net
Familja Kastrati në Turjakë të Malishevës, bëhet më shtëpi banimi
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 22:19, 14 April 2017
Falë shoqatës bamirëse “Ndihmo edhe Ti”, me donator Halim Hotin nga Carralluka, i cili jeton dh vepron në Suedi, dhe Komunës së Malishevës, familja e Musaj dhe Bukurie Kastratit nga Turjaka, prej sot, përfundimisht e kanë të zgjidhur problemin e banimit, pasi janë bërë më shtëpi të re.

Sot, kësaj familje ju kanë dorëzuar çelësat e shtëpisë, e cila është ndërtuar falë donatorit Halim Hoti, përmes shoqatës humanitare “Ndihmo edhe Ti”. Shoqata e ka ndërtuar pjesën e mureve dhe meremetimin e brendshëm, ndërsa kulmin e shtëpisë e ka ndërtuar Komuna e Malishevës, në mënyrë që kjo familje të ketë një strehë normale për jetesë.

Liridon Llapashtica, drejtor i shoqatës, ka thënë se kjo shtëpi, sikur edhe shumë të tjera, janë ndërtuar falë donatorit Halim Hoti, të cilin e ka falënderuar për këto donacione, si dhe falë bashkëpunimit të mirë me Komunën e Malishevës. “Ne do të jemi, gjithmonë aty ku është nevoja dhe falë këtyre donacioneve dhe këtyre bashkëpunimeve me komuna, apo institucione tjera, do t’iu dalim në ndihmë familjeve që kanë nevojë”, ka thënë Llapashtica.

Ndërsa kryetari i Komunës së Malishevës, i cili mori pjesë në ceremoninë e dhënies së çelësave të shtëpisë për familjen Kastrati, e ka falënderuar shoqatën “Ndihmo edhe Ti” dhe në veçanti donatorin Halim Hoti. “Sot kjo familje e ka të zgjidhur problemin jetik të banimit, prandaj, i falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar dhe janë angazhuar në ndërtimin e shtëpisë”, tha Begaj.

Familja e Musaj dhe Bukurie Kastratit, janë katër anëtar, ndërsa për shumë kohë, kanë qenë pa shtëpi, mirëpo prej sot, ata e kanë zgjidhur përfundimisht problemin e banimit. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Malisheva, Turjake

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Rock Wheels
  • Play Supercar Showdown