Familja franceze thotë se djalli i ka prishur shtëpinë

Një familje nga fshati francez Mentque-Nortbécourt, ka kërkuar nga pushteti lokal që t’ua gjenin një shtëpi të re, meqë në të vjetrën më nuk mund të jetonin.

Fun

17/03/2016 18:50

Ata thonë se shtëpia në të cilën kanë jetuar, është e pushtuar nga shpirtrat. Familja më nuk kishte mundur ta duronte këtë, ku pika që e kishte derdhur kupën, ishte goditja e një anëtari të familjes nga karrigia e cila kishte lëvizur vetvetiu. I gjori kishte përfunduar në spital.

Për këtë familje ishte bërë normale fluturimi i objekteve më të vogla, sikur që janë portokajtë, sapunët etj. Ajo familje e kishte ftuar edhe kryetarin komunal që të bindeshin vetë se shtëpia ishte e mallkuar.

Pas kësaj, pushteti lokal ua kishte gjetur një shtëpi të përkohshme, e ende janë duke pritur të vendosen në një banesë të përhershme.