Familja e të vrarit në AKI planifikon ta padis këtë Agjenci

Familja e Isa Sejdiut po planifikon që ta padis Agjencinë Kosovare të Inteligjencës për vrasjen e 40-vjeçarit brenda selisë se AKI-së.

Lajme

15/10/2018 20:32

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë vazhdon të mohojë ta ketë pasur Isa Sejdiun pjesë të stafit të saj.

Por, familja e 40-vjeçarit nga Vushtrria që u vra javë më parë, po këmbngulë në të kundërtën.

Ndërkohë, nëpërmjet avokatit Skender Musa po e bënë gati padinë me të cilën do të kërkohet edhe dëmshpërblim diku rreth një milionë euro.

Mirëpo, përmes postës elektronike, AKI i tha Klan Kosovës se qëndrojnë prapa komunikatës së datës 4 shtator, ku thuhet se vrasja nuk ka të bëjë asgjë me veprimtarinë e viktimës dhe të dyshuarit.

YouTube player