Familja e presidentit Rugova mbështet Ismet Beqirin kandidat për kryetar të Prishtinës

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk e ka gjetur emrin e kandidatit për kryetar të Prishtinës.

Lajme

15/08/2017 20:56

Por duket se familja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, e kanë të preferuarin e tyre për ta kandiduar në këtë post.

E ka qenë Blerina Kllokoqi-Rugova, bashkëshortja e Ukë Rugovës, ajo e cila i ka dhënë mbështetje të hapur Ismet Beqirit.

Ajo ka përmendur dy arsye që sipas saj, Beqiri do të jetë kandidat i LDK-së për Prishtinën.

Ky është shkrimi i plotë i Blerina Kllokoqit-Rugova:

Unë mendoj se kandidat për Prishtinën nga radhët e LDK-së do të jetë Ismet Beqiri. Ka dy arsye që mua më konfirmojnë këtë bindje në kokën time: 1. Pasi që shef i grupit parlamentar u zgjodh Abdullah Hoti, Ismeti mbeti pa detyrën që kishte deri më tani. Dhe mos harroni, Ismet Beqiri është kryetar i degës së Vranjevcit që njihet edhe si bastion i LDK-së, prej nga vjen një numër i konsiderueshēm i votave për LDK-në. 2. Dhe tjetra, pas zgjedhjeve të 11 Qershorit, duke parë pozicionimin e LVV në kryeqytet, zor që dikush tjeter merr guxim të kandidojë për Kryetar të Prishtinës, e sidomos jo ata që i frikësohen dështimit. Edhe Presidentët në SHBA mandatin e dytë zakonisht vetëm rikonfirmohen. Sido që të jetë, nuk ka mbetur edhe shumë deri kur LDK të zyrtarizojë kandidatin e saj për Kryetar të Prishtinës.

Lexoni edhe:

Përfundon mbledhja e LDK-së, nuk ka emra për Prishtinën