Familja e Enit kundër lidhjes së saj me Gencin për shkak të kaluarës së tij?

Lidhja e Enit dhe Gencit po del të jetë shumë serioze por duket se familjes së saj po i pengon e kaluara e tij.

ShowBiz

14/02/2019 08:24

Këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj lidhjen fillimisht e kanë mbajtur të fshehur e më pas dalja e tyre e parë publike ishte para kamerës së emisionit ‘Mirage’, transmeton lajmi.net.

E para disa ditësh gjatë një interviste Genci ka treguar se është njohur me prindërit e Enit dhe me ta raportet i ka shumë të mira.

Ndërkohë, së fundmi, burime për “Panorama Plus” kanë thënë se familja e këngëtares nuk e ka pritur mirë lajmin e lidhjes së tyre dhe shkak për këtë thuhet se është bërë e shkuara e Gencit.

Sipas burimeve në fjalë, Genci përveçse është 15 vite më i madh se Eni, ka pasur një martesë që ka përfunduar me divorc, nga e cila ka një djalë.

Megjithatë fotot e çiftit dëshmojnë se ata janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BsnIIxmhdcl/