Familja e bretkosave me aftësi të mira akrobatike, (Foto)

Disa foto interesante tregojnë një familje bretkosash me aftësi shumë të mira akrobatike, duke formuar një piramidë bretkosash.

Fun

15/06/2017 14:14

Fotot janë realizuar nga fotografi Tanto Yensen, në oborrin e shtëpisë së tij, në Xhakartë të Indonezisë.

Sipas tij, bretkosave iu deshën rreth 20 minuta për të bërë piramidën e tyre.

“Dukej shumë bukur kur arritën më në fund të qëndronin sipër njëri-tjetrit. Ia vlejti pritja”, tha Yensen. /Lajmi.net/