Familja e Blerim Xhemailit deklarohet para ndeshjes me Serbinë

Zvicra sonte luan ndeshjen e dytë të grupit E kundër Serbisë dhe fitorja është opsioni i vetëm për tu kualifikuar në rundin tjetër.

Sport

22/06/2018 17:22

Në formacionin startues të helvetikëve pritet të jenë prezent katër shqiptar, shkruan indeksonline.

Lajm Tv ka qenë në një intervistë te familja e futbollistit shqiptar nga Bogovina e Tetovës, Blerim Xhemaili.

Nëna Shemije dhe babi Fekridini të veshur me fanellat me numër 15 të kombëtares zvicerane kanë treguar emocionet që kishin në ndeshjen kundër Brazilit dhe pritshmëritë për ndeshjen kundër Serbisë.

Madje nëna e Blerimit ka rrëfyer se nuk ka mundur t’i shikoj 15 minutat e fundit të ndeshjes për shkak të emocionëve që kishte.