Fama, karriera, skandalet në jetën e Ledri Vulës (Video)

Shpaloset jeta e Ledri Vulës në dokumentarin e realizuar mbi gjithë kohën e tij në skenën e muzikës shqiptare dhe jashtë saj.

ShowBiz

18/07/2015 11:48

Televizioni Klan Kosova ka realizuar një dokumetar mjaft të detajuar mbi jetën e reperit Ledri Vula.

Ata kanë shpalosur gjithçka nga jeta e tij, që nga fillimi i grupit Skillz bashkë me Visarit, sukseset dhe hitet e grupit, koha me Babastar, lidhja me Dafinën, skandalet dhe rrahjet e deri tek largimi nga muzika.

Gjithçka vjen e shpjeguar detajisht, e sidomos koha kur ai vendosi të lë skenën muzikore më pas për t’u kthyer fuqishëm me 100 probleme, transmeton Lajmi.net.

Rikthimi bëri që të vijë Ledri si një njeri komplet tjetër por që talenti i shfaqet në secilën këngë që menjëherë arrin të bëhet super hit.

Ky është dokumentari i plotë mbi jetën dhe karrierën e Ledri Vulës: