Falsifikoi vdekjen, jetoi fshehtas për 40 vjet

Misteri 40 vjeçar i kontrabanduesit i cili ka falsifikuar vdekjen e tij është zgjidhur, pasi që u raportua për një të vdekur në një qytet bregdetar të Australisë.

Bota

25/06/2015 16:50

Në vitin 1974, atëherë 37 vjeçari Raymond Grady Stansel Jr. Ishte akuzuar në Floridë për kontrabandë të më shumë se 12 tonë mariuhanë nga Amerika Qëndrore. Ai ishte arrestuar me 25 mijë dollarë të fshehura në kesh, fatura për dy orë Rolex, disa viza boshe për në Nicaragua dhe një pasaportë që tregonte se ai kishte vizituar 12 shtete në muajin e fundit, raporton Tampa Bay Times.

I përshkruar si mercenar dhe piratë nga zyrtarët e asaj kohe, Sansel kishte paguar 500 mijë dollarë si garanci, dhe ishte larguar nga vendi.

Gjyqi i tij do të fillonte më 5 janar të vitit që vinte, ndërsa avokati kishte raportuar për zhdukjen e tij gjatë një aksidenti në Honduras. Ekipi i kërkimit kishte kërkuar trupin e tij, por ai nuk u gjet kurrë.

Në maj të vitit 2015, 78 vjeçarei Dennis Lee Lafferty, një anëtar i respektuar i komunitetit “Daintree” në Far North Queensland, Australi, kishte marrë një kthesë të gabuar në një rrugë lokale dhe kishte humbur kontrollin e veturës së tij. Ai rëshqiti duke goditur një pemë dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Ndërsa vendet lokale mbajtën zi për humbjen e “udhëheqësit” të komunitetit Daintree River Cruise Centre për 28 vjetë, një njeri që ishte i njohur për ekspertizën e tij detare dhe të anijes.

Ndërsa media “Tampa Bay Times” tashmë e kanë kuptuar se Lafferty dhe Stansel janë i njëjti person. E gjithë kjo u publikua pas një kuptimi të gruas që i qëndroi pranë për tërë jetën, gruan e tij, Janet Wood, transmeton lajmi.net.

Wood e cila ishte e dashura e Stanselit në atë kohë e kishte lajmëruar incidentin e rremë në polici, duke thënë se ai kishte vdekur, me pas u takua me të për të ikur në drejtim të Australisë.

Raymond Grady Stansel 1