Falsifikatorët kosovarë “prodhojnë” edhe letërnjoftime gjermane

Policia e Kosovës ka raportuar se ka ndaluar dhe konfiskuar dokumentet e identifikimit të dy personave të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin tek pika kufitare Dheu i Bardhë.

Lajme

30/11/2014 12:09

Rasti mësohet të ketë ndodhur në orët e hershme të ditës së shtunë.

“Në dalje nga RKS janë ndaluar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër shqiptare, pasi që të njëjtit në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar letërnjoftime biometrike të lëshuara nga shteti gjerman. Gjatë kontrollimit të dokumenteve në aparatet përkatëse është vërejtur se të njëjtit dyshohet se janë të falsifikuar”, njoftoi Policia e Kosovës, transmeton koha.net.

Ndërkaq, gjatë intervistës me të dyshuarit, ata kanë deklaruar se “dokumentet i kanë marrë në Prishtinë nga një i dyshuar rom dhe për të njëjtat kanë paguar nga 1,000 euro”.

Dokumentet e dyshuara janë konfiskuar, kurse me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.