Falimenton Floyd Mayweather (FOTO)

Ish boksieri i famshëm, Floyd Mayweather, duhet të mendojë më shumë dhe mirë për mënyrën e shpenzimit të milionave të tij.

Sport

25/02/2017 20:33

Shkrimtari i specializuar në ekonomi, Tony Robbins, ka analizuar financat e ish boksierit dhe rezultatet i ka postuar në faqen e tij.

Sipas Robbins, Mayweather po bën jetë shumë luksoze duke shpenzuar 75 milionë dollarë në vit.

Ai shton se nëse 40 vjeçari vazhdon të shpenzojë kaq shumë para, shumë shpejtë do të falimentojë.

Kjo lë të kuptohet se meçi mes Floyd Mayweather dhe Conor Mc Gregor, mund të ndodh shumë shpejtë./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6