Faleminderit Mourinho, mbetem në Inter

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti ka falënderuar menaxherin e Chelseas, Jose Mourinho për interesimin për transferimin e tij. Por, mbrojtësi argjentinas ka bërë të ditur se nuk planifikon të largohet nga gjiganti italian. “Sinqerisht kam raport të shkëlqyeshëm me Mourinhon, dëgjohemi shpesh. Por, asnjëherë nuk kemi biseduar për diçka të tillë. Besoj se tifozët e…

Sport

21/02/2014 22:23

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti ka falënderuar menaxherin e Chelseas, Jose Mourinho për interesimin për transferimin e tij.

Por, mbrojtësi argjentinas ka bërë të ditur se nuk planifikon të largohet nga gjiganti italian.

“Sinqerisht kam raport të shkëlqyeshëm me Mourinhon, dëgjohemi shpesh. Por, asnjëherë nuk kemi biseduar për diçka të tillë. Besoj se tifozët e Interit e dinë se qka ndjej për këtë fanellë, gjithmonë kam ritheksuar se për mua Inter është jeta ime, shtëpia ime, dhe dëshira ime është të qëndroj këtu. Nuk kam nevojë për asgjë tjetër”, deklaroi Zanetti për Inter Channel.

“Prej kur luaj futboll kam mësuar se ekzistojnë dy mundësi: ose të luani nga fillimi, ose të jeni rezervist dhe të inkuadroheni në vazhdim të ndeshjes”.

“Respektoj vendimet e trajnerit. Jam mirë dhe gjëja më e rëndësishme është që kur do që më ofrohet rasti të jap kontributin tim. Shpresoj që në ndeshjet e mbetura të arrijmë Evropën, atë që e duam të gjithë”.