Falë programit në telefon, shikon “live” grabitësit duke vjedhur në shtëpinë e tij (VIDEO)

Danny Wheeler u befasua nga një mesazh që i erdhi në telefonin e tij rreth orës 13:00 pasditen e së martës.

Fun

17/09/2015 12:18

Në vend të një teksti apo emaili, ai morri një alarm se në shtëpinë e tij ishin futur dy persona dhe kishin filluar të vidhnin gjësende, shkruan Mashable.com.

Wheeler, një 30 vjeçar, hapi telefonin e tij dhe pa një fotografi të dy personave të panjohur në banesën e tij, në një lagje të New York-ut, transmeton lajmi.net.

Pamjet e grabitësve erdhën në telefonin e tij nga një pajisje sigurimi në shtëpinë e tij, përmes një programi të “smartphone”. Ky program, Canary0 u lejon përdoruesve që të shikojnë drejtpërsëdrejti pamje nga shtëpia e tij, dhe dërgon alarm, kur në shtëpinë tij po zhvillon veprime të dyshimta.

Pas incidentit, menjëherë, Wheeler, shkoi në shtëpinë e tij dhe njoftoi autoritetet. Hajduti i kishte vjedhur një byzylyk prej 80 dollarësh./lajmi.net.

YouTube player