Falcao s’është për Monaco

Jose Mourinho ka ringjallur spekulimet se Chelsea do të tentojë transferimin e sulmuesit të Monacos, Radamel Falcao, gjatë afatit kalimtar të verës. Special One ka deklaruar se golgeteri kolumbian nuk e meriton të jetë anëtar i skuadrës nga Ligue 1. “Unë kam një skuadër, por nuk kam sulmues. Falcao nuk ka një skuadër. Një futbollist…

Sport

24/02/2014 07:00

Jose Mourinho ka ringjallur spekulimet se Chelsea do të tentojë transferimin e sulmuesit të Monacos, Radamel Falcao, gjatë afatit kalimtar të verës.

Special One ka deklaruar se golgeteri kolumbian nuk e meriton të jetë anëtar i skuadrës nga Ligue 1.

“Unë kam një skuadër, por nuk kam sulmues. Falcao nuk ka një skuadër. Një futbollist si ai nuk duhet të luajë në praninë e 3000 shikuesve. Monaco është një klub për të përfunduar karrierën”, deklaroi Mourinho për Canal Football Club.

Ndërsa, strategu portugez e përjashtoi mundësinë e paraqitjes së një oferte për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic.

“Zlatan në Chelsea? E pamundur. Ai është i lumtur në Paris. E di sepse e kam shok dhe jemi në kontakt”, u shpreh Mourinho.