Falcao nuk e xhelozon Atleticon

Ylli i Monacos, Radamel Falcao insiston se nuk është xheloz për suksesin e ish skuadrës së tij, Atletico Madrid, gjatë këtij sezoni.

Sport

29/04/2014 13:41

Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao ka insistuar se nuk ndjen xhelozi për suksesin e Atletico Madridit këtë sezon.

Ylli kolumbian u largua nga Vicente Calderon gjatë verës së vitit të kaluar për në Stade Louis II dhe skuadra e Diego Simeones prej atëherë ka shkëlqyer pa të, duke udhëhequr në La Ligë dhe kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, ish ylli i Portos, thotë se është i lumtur për ish skuadrën e tij.

“Nuk kam pse të xhelozoj Atleticon”, deklaroi Falcao për Mundo Deportivo.

“Ndihem shumë i lumtur me atë që është duke ndodhur në klub. Kam krijuar miqësi të mirë dhe kam kaluar disa momente të rëndësishme sa isha atje. Në jetën e futbollistit ju keni ndryshime dhe nuk mund t’i arrini të gjitha. Jam shumë i lumtur me atë që janë duke bërë dhe u uroj çdo të mirë”, shtoi ai.

Falcao është aktualisht i lënduar por shpreson të luajë në Kampionatin botëror në Brazil.