Falcao në shitje

Monaco është duke konsideruar shitjen e futbollistit kryesor Radamel Falcao. Klubi nga Ligue 1 do të vlerësojë ofertat prej 45 milionë euro, për yllin kolumbian i cili është aktualisht duke u rikuperuar nga lëndimi i rëndë.

Sport

23/05/2014 17:19

Monaco është duke shqyrtuar mundësinë e shitjes së yllit më të madh të ekipit, Radamel Falcao.

Sipas të përditshmes sportive franceze l’Equipe, klubi nga Ligue 1 nuk është më i bindur nga projekti i ndërtimit të skuadrës rreth golgeterit kolumbian, dhe do të vlerësojë ofertat për të, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Falcao është aktualisht duke u rikuperuar nga lëndimi i rëndë i ligamenteve të gjurit, dhe mbetet në pikëpyetje paraqitja e tij në Kampionatin botëror.

Ndërsa, Monaco thuhet se është e gatshme të vlerësojë ofertat për të, përderisa ato përmbajnë 45 milionë euro.

Chelsea ishte e interesuar për ish golgeterin e Atletico Madridit, por tani konsiderohet se është më afër blerjes së Diego Costas.