Falcao në Serie A?

E ardhmja e Radamel Falcaos mund të jetë në Serie A. Juventus dhe Roma janë të interesuar për transferimin e sulmuesit kolumbian.

Sport

16/01/2015 09:06

Juventus dhe Roma janë të interesuar për transferimin e Radamel Falcaos.

Sulmuesi i Manchester Unitedit nuk pritet të mbetet në Old Trafford edhe pas skadimit të periudhës së huazimit nga Monaco në fund të këtij sezoni.

Ylli kolumbian nuk ka dhënë shkëlqimin e pritur prej tij dhe përfundoi jashtë ekipit për duelin me Southamptonin të dielën.

Ai shënoi dy herë në pesë paraqitjet e fundit por prapë nuk është se ka besimin e plotë të menaxherit Louis van Gaal.

Andaj, “Daily Star”, raporton se e ardhmja e Falcaos mund të jetë në Serie A ku kërkohet nga dy skuadra të mëdha, Juventus dhe Roma.