Falcao në qendër të mbrojtjes

Përforcimi i ri i Manchester Unitedit, Radamel Falcao, është shprehur i gatshëm të sakrifikohet për ekipin e tij të ri dhe thotë se është i gatshëm të luajë edhe në qendër të mbrojtjes.

Sport

02/09/2014 10:30

Përforcimi i ri i Manchester Unitedit, Radamel Falcao, ka thënë se është i gatshëm të luajë në qendër të mbrojtjes për skuadrën nga Old Trafford, edhe pse është një prej sulmuesve më të mirë në botë.

Me yjet si Wayne Rooney e Robin van Persie në ekip, ardhja e Falcaos ka befasuar shumë tifozë dhe analistët kanë vlerësuar fuqitë dhe dobësitë e ekipit.

Edhe pse shumëkush brengoset për kualitetet e repartit defanziv të Unitedit, Falcao ka shprehur gatishmëri të sakrifikohet për ekipin.

“Është ëndërr e bërë realitet që jam në Manchester United”, deklaroi Falcao pasi u prezantua me fanellën e Unitedit.

“Kurrë nuk synoj të parandaloj dikë tjetër të luajë e sidomos futbollistë të mëdhenj si Rooney e Van Persie. Andaj, i kam thënë menaxherit se jam i gatshëm të luajë edhe si qendërmbrojtës. Kam shumë për të mësuar në atë pozitë”, u shpreh ish anëtari i Monacos.