Falcao ndez motorët, do të jetë gati për Botëror

Radamel Falcao mund të luajë në Kampionatin Botëror ‘Brazil 2014’. Për këtë është i bindur trajneri i Monacos, Claudio Ranieri, i cili e ka përshkruar yllin kolumbian të ekipit të tij si të jashtëzakonshëm. Trajneri italian e njeh mirë kapacitetin e ish futbollistit të Atletico Madridit, prandaj beson se ai do të kthehet edhe më…

Sport

07/04/2014 18:40

Radamel Falcao mund të luajë në Kampionatin Botëror ‘Brazil 2014’. Për këtë është i bindur trajneri i Monacos, Claudio Ranieri, i cili e ka përshkruar yllin kolumbian të ekipit të tij si të jashtëzakonshëm.

Trajneri italian e njeh mirë kapacitetin e ish futbollistit të Atletico Madridit, prandaj beson se ai do të kthehet edhe më i fortë, pas lëndimit që e pësoi gjatë këtij sezoni, e që fillimisht u mendua se do t’ia mohojë evenimentin më të rëndësishëm në botë të futbollit.

“Falcao është i jashtëzakonshëm. Ai po vrapon dhe gjithçka po shkon mirë. Nëse vazhdon kështu, mendoj se do të jetë i gatshëm të luajë për Kolumbinë në Botëror. Por, fatkeqësisht jo edhe për ne, para fundit të sezonit”, theksoi trajneri italian për Canal Plus.

“Shpresoj që ai të jetë gati për Botëror. Ne kemi nevojë për të. Ai është mjaft i rëndësishëm për ne”, ka shtuar sulmuesi i Monacos, James Rodriguez, i cili po ashtu është kolumbian.