Falcao mendon për Atleticon

Golgeteri i Monacos, Radamel Falcao ka nostalgji për ish skuadrën e tij, Atletico Madrid, në mbrëmjen e finales në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit.

Sport

24/05/2014 18:54

Ish sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falcao ka bërë me dije se sonte mendjen e ka tek ish skuadra e tij, para finales së madhe të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Falcao, anëtar i Monacos, u largua nga Vicente Calderon gjatë verës së vitit të kaluar. Mirëpo, ai kurrsesi nuk ka shkëputur lidhjet e fuqishme që krijoi gjatë kohës sa ishte sulmuesi kryesor i Atletico Madridit.

Dhe, pak orë para fillimit të finales së madhe të Ligës së Kampionëve, Falcao ka bërë një postim të shkurtër duke shkruar “#Nostalgji”, në profilin e tij në rrjetin social Twitter, duke bërë me dije se mendjen e ka tek ish skuadra e tij.

Falcao është duke u rikuperuar nga lëndimi i rëndë i gjurit në mënyrë që t’i bashkohet skuadrës së Kolumbisë për Kampionatin botëror në Brazil.