Falcao: Kjo që na bëri gjyqtari në ndeshjen ndaj Anglisë, ishte turp i madh

"Është e turpshme qëk jo të ndodh në raundin e 16-ës në Kupën e Botës. Nuk kam fjalë".

Sport

04/07/2018 17:21

Radamel Falcao ka reaguar ashpër pas eliminimit të Kolumbisë nga Anglia.

Falcao deklaroi që gjyqtari i ndeshjes, Mark Geiger, ndihmoi Anglinë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ishte e qartë që gjyqtari amerikan me disa vendime ndihmonte Anglinë. Në ndërhyrjet që ishin 50-50, pra të barabarta, ai gjithmonë merrte vendime në favor të Anglisë”, deklaroi Falcao.

“Ai nuk pati kritere të njëjta për të dy skuadrat. Kur ishte në dyshim, gjithmonë vendoste pro Anglisë”.

“Është e turpshme qëk jo të ndodh në raundin e 16-ës në Kupën e Botës. Nuk kam fjalë”, shtoi Falcao. /Lajmi.net/