Falcao i lumtur në Man Utd

Sulmuesi Radamel Falcao ka bërë të ditur se Manchester United e kërkoi më me ngulm gjatë verës, dhe për këtë arsye ai erdhi në Old Trafford.

Sport

08/10/2014 09:03

Përforcimi i ri i Manchester Unitedit, Radamel Falcao, ka bërë të ditura arsyet pse erdhi në Old Trafford gjatë afatit kalimtar të verës, në formë të huazimit nga Monaco.

Ylli kolumbian u kërkua gjatë nga Real Madrid, por në fund iu bashkua gjigantit nga Old Trafford pas insistimit nga menaxheri i ri, Louis van Gaal.

“Gjatë verës është folur shumë për Real Madridin por Manchester United më ka kërkuar më me ngulm dhe në fund kam ardhur këtu ku jam i lumtur”, deklaroi Falcao gjatë një interviste për “Radio Onca Cero”.

“Këtu ndihem rehat sikur në shtëpinë time”, u shpreh ish sulmuesi i Atletico Madridit.