lajmi.net

Falcao humb Botërorin

Radamel Falcao do të mungojë në Kampionatin botëror. Sulmuesi kryesor i Kolumbisë nuk është përfshirë në listën përfundimtare të selektorit Jose Pekerman, për garën në Brazil.

Sport

03/06/2014 01:40

Selektori i Kolumbisë, Jose Pekerman ka publikuar listën përfundimtare për Kampionatin botëror në Brazil.

Dhe, në të nuk ka zënë vend sulmuesi kryesor Radamel Falcao. Ylli i Monacos ka kaluar muajt e fundit duke tentuar rikuperimin nga lëndimi i rëndë i gjurit.

Por, duket se ai nuk arriti të rikthejë formën ideale fizike, dhe Pekerman nuk ka dashur të rrezikojë, andaj nuk e ka përfshirë atë në mesin e 23 futbollistëve.

Portier: David Ospina (Nice), Faryd Mondragon (Deportivo Cali), Camilo Vargas (Santa Fe).

Mbrojtës: Eder Álvarez Balanta (River Plate), Santiago Arias (PSV), Pablo Armero (West Ham), Carlos Valdés (San Lorenzo), Mario Yepes (Atalanta), Cristian Zapata (Milan), Camilo Zuñiga (Napoli).

Mesfushor: James Rodríguez (Mónaco), Abel Aguilar (Toulouse), Juan Guillermo Cuadrado (Fiorentina), Fredy Guarín (Inter), Alexander Mejía (Nacional), Juan Fernando Quintero (Porto), Aldo Leao Ramírez (Morelia), Carlos Sánchez (ElChe).

Sulmues: Carlos Bacca (Sevilla), Teófilo Gutiérrez (River Plate), Víctor Ibarbo (Cagliari), Jackson Martínez (Porto), Adrián Ramos (Hertha).

Falcao humb Botërorin

Kampionati botëror në Brazil ka humbur një yll të madh. Sulmuesi i Kolumbisë, Radamel Falcao nuk do të jetë i gatshëm të luajë, për shkak të lëndimit të rëndë të gjurit.

Sport

17/05/2014 16:10

Radamel Falcao është gjithnjë e më larg nga Kampionati botëror.

Sipas të përditshmes sportive franceze L’Equipe, sulmuesi kolumbian, i cili në janar këputi ligamentet kruciale të gjurit të majtë në një ndeshje të Kupës së Francës, dhe u rikthye në stërvitje me Monacon të premten, nuk do të udhëtojë në Brazil, edhe pse selektori i Kolumbisë, Jose Pekerman, e ka përfshirë në mesin e listës së gjerë të 30 futbollistëve.

Golgeteri i Monacos është rikuperuar nga lëndimi, por i nevojitet ende kohë për të rikthyer formën e duhur fizike.

Sipas L’Equipe, stafi mjekësor i Kombëtares së Kolumbisë do ta kontrollojë gjendjen e futbollistit.

Falcao pritet të paraqitet në një konferencë për shtyp të martën për të sqaruar gjendjen e tij. 

Falcao humb Botërorin

Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao do të mungojë për së paku gjashtë muaj pas lëndimit të rëndë në ligamentet e gjurit në ballafaqimin kundër Chasselay në kuadër të Kupës së Francës, ka konfirmuar doktori Jose Carlos Norona. Andaj, ylli kamerunas do të humbë Kampionatin botëror në Brazil. Sulmuesi ka udhëtuar drejt Portugalisë për t’ju nënshtruar…

Sport

23/01/2014 15:10

Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao do të mungojë për së paku gjashtë muaj pas lëndimit të rëndë në ligamentet e gjurit në ballafaqimin kundër Chasselay në kuadër të Kupës së Francës, ka konfirmuar doktori Jose Carlos Norona.

Andaj, ylli kamerunas do të humbë Kampionatin botëror në Brazil.

Sulmuesi ka udhëtuar drejt Portugalisë për t’ju nënshtruar testeve të detajuara mjekësore, që kanë konfirmuar shkallën e rëndë të lëndimit.

Doktori i Portos, Norona ka thënë se Falcao duhet të operohet në gjurin e tij të majtë dhe do të mungojë për gjashtë deri në tetë muaj.

27-vjeçari iu bashkua Monacos nga Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar të verës në transferim me vlerë prej 60 milionë eurosh.

LM