Falcao: Gjithçka është gënjeshtër

Sulmuesi i Manchester United, Radamel Falcao ka thënë se spekulimet e mediave se ai është i lënduar, nuk janë asgjë tjetër përpos se gënjeshtër.

Sport

10/11/2014 20:51

Sulmuesi i United, Falcao ka thënë se nuk ka mbajtur akull në gjurin e tij gjatë secilës stërvitje, për të rikthyer formën e tij, siç kanë raportuar së fundmi mediat.

“Një budalla ka spekuluar. Disa të tjerë, me mungesë perspektive i janë përgjigjur atij, dhe kështu me miliona veta kanë besuar”.

“Është katastrofale se çfarë mund të bëjnë disa budalla”, ishte postimi i Falcaos në rrjetin social twitter.

Falcao nuk e ka filluar aventurën e tij te United ashtu siç është pritur, pasi ka munguar në disa ndeshjet e fundit që ka zhvilluar skuadra e tij.