Falcao, ëndrra e Milanit

Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao është ëndrra e nënkryetarit të Milanit, Adriano Galliani, për transferim gjatë këtij afati kalimtar të verës. Blera e tij mund të financohet nga shitja e Mario Balotellit.

Sport

13/06/2014 10:54

Mario Mandzukic është emri i kërkuar nga trajneri i ri i Milanit, Filippo Inzaghi për sulmin e skuadrës së tij.

Mirëpo, nënkryetari i Rossonerëve, Adriano Galliani është duke punuar rreth angazhimit të një prej golgeterave më të mirë në botë.

Sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport, Milan ëndërron transferimin e Radamel Falcaos, kolumbianit i cili iu bashkua Monacos një vit më parë nga Atletico Madrid për 60 milionë euro, por pritet të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ndonëse ardhja e tij në San Siro është shumë e vështirë duke konsideruar kushtet e vështira financiare të klubeve italiane dhe ofertat më të mira që mund t’i bëhen nga ndonjë skuadër në Premierligë ose La Ligë, Milani nuk dorëzohet dhe vëzhgon rikuperimin e Falcaos.

Ekziston mundësia që paratë e ofertës për Falcaon mund të vijnë nga shitja e Mario Balotellit.