Falcao dhe Cavani si kafshë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lavdëruar sulmuesin e Monacos, Radamel Falcao dhe yllin e Paris Saint-Germain, Edinson Cavani duke thënë se nuk mund t’i ndajë ata të dy. Sulmuesit u transferuan në Ligue 1 këtë verë. Kolumbiani realizoi katër herë në pesë paraqitjet e deritashme kurse Cavani shënoi dy gola për PSG-n. Të dy…

Sport

21/09/2013 14:36

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lavdëruar sulmuesin e Monacos, Radamel Falcao dhe yllin e Paris Saint-Germain, Edinson Cavani duke thënë se nuk mund t’i ndajë ata të dy.

Sulmuesit u transferuan në Ligue 1 këtë verë. Kolumbiani realizoi katër herë në pesë paraqitjet e deritashme kurse Cavani shënoi dy gola për PSG-n.

Të dy futbollistët do të ndeshen mes vete të dielën në Parc des Princes dhe Wenger beson se me gjithë faktin se ata kanë stil të ndryshëm, ata janë futbollistë kualitativ.

“Besoj se është shumë vështirë të gjejmë dallimin mes tyre sepse janë shumë të ngjashëm. Ata kanë aspektin e një kafshe brenda tyre. Të dy janë kafshë”, deklaroi Wenger për Bein Sport.

“Mendoj se Cavani është pak sa më i lëvizshëm, vrapon më tepër pa top, por Falcao është më tepër futbollist i zonës, më vrasës se Cavani. Më pëlqejnë të dy. Dhe, sinqerisht, jo të mos e mbrojë njërin ose tjetrin, por është shumë vështirë ta gjejmë dallimin mes tyre”, përfundoi Wenger.