Falcao afër Real Madridit

Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao është afër transferimit në Real Madrid, ka njoftuar e përditshmja sportive franceze “L’Equipe”.

Sport

02/08/2014 13:05

Monaco është i gatshëm të shesë Radamel Falcaon dhe Real Madrid e mirëpret atë në Santiago Bernabeu.

Sipas të përditshmes sportive franceze ‘L’Equipe’, ylli kolumbian është pranë transferimit te gjiganti madrilen. Më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës, Los Blancos transferuan James Rodriguezin nga Monaco dhe tani në radhë mund të jetë golgeteri i mirënjohur, Falcao.

Sulmuesi rikthehet në dispozicion nga kjo fundjavë pas lëndimit të rëndë të gjurit që pësoi në fillim të këtij viti. 28-vjeçari iu bashkua Monacos nga Atletico Madrid në verën e vitit të kaluar dhe ka kontratë me klubin francez deri më 2018.

Monaco pagoi 60 milionë euro për blerjen e tij.