Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit triumfon në turneun e Universitetit

Organizuar nga Universiteti i Prishtinës dhe mbështetur nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë është mbajtur Turneu i Universitetit të Prishtinës në futsall, kushtuar 47 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Sport

08/02/2017 20:22

Në këtë turne morën pjesë 8 ekipe të cilat garat i zhvilluan në sistem mënjanimi.

Në hapjen e këtij turneu të pranishmëve iu drejtuan, Naser Sahiti, prorektor për çështje mësimore pran Universitetit të Prishtinës dhe Musa Selimi, dekan i i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit.

Fitues i këtij turneu doli Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, pasi në finale shënoi fitore ndaj Fakultetit Ekonomik pas gjuajtjes së penalltive 4:3, pasi takimi në kohë të rregullt përfundoi pa gola 0:0.

Epiteti i lojtarit më të dalluar dhe shënuesit  më i mirë me 7 gola i takoi Ajvaz Berishës/FEFS/. Takimet i drejtuan gjyqtaret, Ekrem Franca dhe Besim Hysenaj.

Rezultatet:

Rektorati-Ekonomiku                     3:3/me penallti 5:6/

Filozofiku-Gazetarët sportiv        2:2/me penallti 1:2/

FEFS-Makineria                                 11:1

Në këtë takim Ajvaz Berisha shënoi 6 gola

Mjekësia-Parlamenti studentor 4:4/me penallti 2:3/

Gjysmë finalet:

Ekonomiku-Gazetarët   4:3

FEFS-Parlamenti studentor 4:1

Finalja:

Ekonomiku-FEFS              0:0/me penallti 3:4/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.