Faktorët që ju çojnë drejt divorcit, pa e kuptuar

Është vërtet e vështirë krijimi i një familje.

Lifestyle

23/09/2017 10:02

Ju do të përballeni me konflikte, kriza, dyshime dhe kjo është diçka normale. Por ka edhe disa faktorë që mund ta çojnë martesën tuaj drejt fundit.

Shkencëtarët që punojnë në Universitetin e Utah pretendojnë se gratë që kishin më pak se 3 partnerë, ishin më të predispozuara për divorc sesa gratë me më tepër eksperiencë. Kjo ndoshta është për shkak të faktit që vajzat e reja ndonjëherë martohen vetëm sepse mendojnë se kanë rëndë në dashuri. Por, në fakt, kjo ndjenjë përfundon shpejt. Çfarë duhet të bëni?! Martesa është e vështirë, e qëndrueshme dhe jo gjithmonë punë e këndshme. Nëse vendosni të martoheni, duhet ta kuptoni plotësisht: “Po marr përgjegjësinë për marrëdhënien tonë dhe definitivisht jam gati të jap më të mirën në të.”

Punët rutinë në familje
Psikologjia moderne beson se rregullat strikte në një familje mund të jenë gjithashtu një arsye për divorc. Rregullat e tilla japin përshtypjen e një pune të dytë, jo një shtëpi komode. Çfarë duhet të bëni?! Behu krijues! Bëj shaka duke i kthyer detyrat rutinë në lojëra emocionuese. Merreni me qetësi. Jepini vetes mundësinë e porositjes së një pice kur nuk dëshironi të gatuani. Lëreni për më vonë pastrimin e shtëpisë, ose bëni një garë me partnerin për të parë “kush do ta pastrojë pluhurin më shpejt” në këmbim të disa “çmime” të mira.

Miqtë tuaj janë duke u divorcuar
Marrëdhëniet e ngushta me njerëzit që po shkurorëzojnë martesën gjithashtu mund të ndikojnë keq në martesën tuaj nëse keni disa keqkuptime. Ju mund të filloni të krahasoni veten me ata që sapo janë ndarë. Dhe ekziston rreziku që të gjeni shumë gjëra të përbashkëta dhe të vendosni se martesa juaj ka mbaruar. Çfarë duhet të bëni?! Duhet ta kuptoni se nëse e ndaloni takimin e këtij çifti “të rrezikshëm”, nuk do të zgjidhni problemet tuaja të marrëdhënieve. Ju duhet të keni marrëdhënie të ngushta me ta gjithë kohën, jo vetëm para ose pas divorcit të një miku. Hapni zemrat tuaja me njëri-tjetrin dhe jini të ndershëm. Kur ka një atmosferë të mirë në marrëdhënien tuaj, faktorët e jashtëm nuk mund ta shkatërrojnë atë.

Mbingarkesa e punës
Një karrierë është e përsosur kur nuk ndikon në jetën tuaj personale. Imazhi juaj si një specialist i kualifikuar do të bëhet më pak i rëndësishëm nëse papritur do të përballeni me kërcënimin e humbjes së familjes suaj. Natyrisht, ju nuk duhet të neglizhoni detyrat tuaja në punë, por as nuk duhet t’i shpërfillni detyrat tuaja në shtëpi. Çfarë duhet të bëni?! Caktoni prioritetet tuaja. Ndajeni punën tuaj nga familja dhe mos e teproni rëndësinë e një gjëje mbi tjetrën. Ji i gatshëm të thuash “jo” shefit tënd nëse dëshiron që të qëndrosh vonë në mbrëmjen e premte. Ji i gatshëm t’i shpjegosh të partneres/it tënd se takimi i sotëm është me rëndësi të madhe dhe nuk ka asnjë mundësi ta shtyjë atë. /Lajmi.net/