Fakte për urën e Mostarit

Stari Most (Ura e Vjetër) në Mostar të Bosnjës,  e ndërtuar në vitin 1566,  u shemb pas disa ditësh bombardime gjatë luftës kroate-boshnjake më 9 nëntor 1993.

Bota

09/11/2015 23:58

 

Më pas, disa aktivistë ndërmorrën nismën që ta rindërtojnë atë dhe ura e re u përurua më 23 korrik të vitit 2004.

Ura e Mostarit është njëra prej monumenteve më të njohura të Bosnje e Hercegovinës.

Ajo konsiderohet si njëra nga veprat më të mira të arkitekturës islamike në Ballkan.

Ura është projektuar nga arkitekti Mimar Hajredin, i cili ishte nxënës i arkitektit shqiptar Sinan, i cili është i njohur për kryeveprat arkitekturore të ndërtuara në mbarë perandorinë osmane e deri në Indi./lajmi.net