Fakte për Pablo Escobar

Çfarë ka bërë Escobar?

Fun

07/10/2017 14:45

Pablo shpenzonte rreth 2.500 dollarë në muaj vetëm në lidhëse gome për t’i mbajtur bashkë paratë e tij.

Kur ai dhe familja e tij u arratisën, nuk ishte e lehtë që të kalohej xhungla kolumbiane dhe vajza e tij kishte shumë të ftohtë. E vetmja zgjidhje ishte që të digjte 2 milionë dollarë për ta ngrohur veten dhe familjen e tij. Dhe e bëri.

Perandoria e tij e drogës ishte më e madhe se qeveria. Njerëzit shpesh i referoheshin atij si ‘Plato O Plomo’ që nënkupton: ‘prano ryshfetin ose përballu me plumbat.’

Escobar ishte përgjegjës për 80% të shpërndarjes së kokainës në të gjithë botën. Pothuajse e gjithë kokaina në SHBA vinte nga dikush që e blinte atë nga ai ose nga njeriu i tij. E njëjta gjë ndodhte në Evropë, përcjell lajmi.net

Edhe pse Forbes provoi t’ia llogariste pasurinë, djali i tij Juan Pablo Escobar tha: ‘Forbes po gënjen. Forbes s’mundet dhe kurrë s’do të ketë qasje ose mundësi t’i rishikojë librat e kontabilitetit të mafiozëve për të llogaritur pasurinë e tyre, madje as afër nuk janë me llogaritjet e tyre.’

Forbes pati thënë se Pablo kishte rreth 50 miliardë dollarë pasuri. /Lajmi.net/