Fakte për jetën e Skënderbeut që duhet t’i dini patjetër

Çdo komb ka një hero kombëtar, por rrallë i ndodhë një vendi kaq të vogël si Shqipëria të ketë për të tillë një figurë si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, përcjell lajmi.net

Fun

23/07/2017 14:25

Më poshtë njihuni me disa fakte për Skënderbeun që duhet patjetër t’i dijë secili prej jush:

Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi në Dibër, me 6 maj të vitit 1405. Vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468. Jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.

Ai mban titullin ‘Hero kombëtar’ që nga viti \965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar për vlerat e larta të figurës së tij.

Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së Veriut dhe i princeshës malazeze, Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.

U martua me Donika Aranitin nga Kanina e Vlorës dhe me të pati një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri për nder të të atit. Për nder të të atit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Mendohet se ishte shtatshkurtër, truplidhur dhe shumë i fuqishëm. Shpata të cilën përdori ai ishte e vështirë për ta përdorur një njeri i zakonshëm për nga pesha e saj.

Sot në botë emrin e tij e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytetet më të rëndësishme të botës, duke filluar që nga Tirana, Prishtina, Cyrihu, Parisi, Roma, Çikago, Shkupi etj. /Lajmi.net/