Fakte marramendëse për Dubain

Vendi më i shtrenjtë në botë natyrisht që ka edhe gjërat më interesante e më befasuese në të. Këto janë disa fakte mjaft të çuditshme që vijnë nga vendi Arab i kurioziteteve dhe rekordeve.

Fun

13/09/2014 20:47

1. Një nga çdo 4 vinçat e botës gjendet në Dubai.

Pronat në Dubai po rriten shumë shpejt sa që 24% e të gjitha vinçave të botës gjenden andej.

2. Për Ishujt artificialë Palmë në Dubai është importuar aq rërë sa të mbulojë ndërtesën më të lartë në amerikë 2 herë e gjysmë.

Konstruktimi i Ishujve Palmë në Dubai kanë kërkuar 94 milionë metër në kub rërë. Ndërtesa ‘Empire State Building’ në Amerikë është 37 milionë metër kub.

3. Hoteli ‘Burj Al Arab’ përdor aq ar brenda sa të mbulojë 46,265 piktura të Mona Lisës.

Interiori i hotelit ‘Burj Al Arab’ është i dekoruar me përafërsisht 1,790 metra të arit 24-karatësh. Sipërfaqja e pikturës së Mona Lisës është 0.3869 metra në katror.

4. Forcat policore në Dubai shpenzojnë më shumë në çdo super-veturë të tyre se sa kushton të dërgojnë fëmijën në universitet.

Forcat policore në Dubai përdorin super-veturat që të impresionojnë turistat dhe të tregojnë se sa me klas është qyteti. Këtu përfshihen veturat si Ferrari FF (500,000$) dhe Lamborghini Aventador (397,000$). Ata madje kanë një Aston Martin One-7 që kushton 1.79 milionë dollarë.

5. Përafërsisht 85% e popullatës janë të huaj.

Është llogaritur se 10 deri 15 përqind e popullatës së Dubait janë nga Emiratet, derisa 85% tjetër janë emigrantë. Shumica janë të ardhur nga India, Pakistani dhe Bangladeshi, për të punuar në vendin që ende po zhvillohet dita-ditës. Ata gjejnë punë, por grupet për të drejtat e  njeriut duan ‘reforma urgjente’ çasi ata jetojnë në kushte jo-standarde.

6. Ndërtesa ‘Burj Khalifa’ është aq e gjatë saqë disa nga banorët duhet të presin më gjatë iftarin gjatë Ramazanit.

‘Burj Khalifa’ është përafërsisht 800 metra e gjatë dhe ka 160 kate të banueshme. Ata të cilët jetojnë në katin e 150-të e më lartë jetojnë aq lartë sa mund ta shohin diellin më gjatë se banorët e tjerë të Dubait. Kështu, ata nuk mund të hajnë iftarin në kohën e njëjtë me të tjerët gjatë muajit të Ramazanit.

7. Nëse ‘Burj Khalifa’ do të ishte në Freiburg, Gjermani, do të mund të shihej edhe nga Strarbourg, Francë.

Ndërtesa më e gjatë në botë ‘Burj Khalifa’ është aq e gjatë sa mund të shihet nga 95 kilometra largësi. Ndërsa distanca mes Freiburgut në Gjermani dhe Strasburgut në Francë është 86.4 kilometra.

8. 40% e Arit të tregtuar në vitin 2013 ka ndodhur në Dubai. Gjithë së bashku, ka peshuar më shumë se 354 elefantë.

Në vitin 2013, 70 billionë dollarë të Arit janë tregtuar dhe ka peshuar 2,250 ton, që është e barabartë me 2,250,000 kg. Nj elefant mashkull nga Afrika peshon der 6,350 kg.

9. Dubai po ndërton një ‘qytet’ me klimë të kontrolluar, 2 herë më të madh se Monako.

Dubai po planifikon të ndërtojë një qytet me klimë të kontrolluar, i cili është planifikuar të jetë 4.45 km2 me rrugica të pajisura me klima që lidhin disa pjesë të vendeve për pushim së bashku.

10. 39% e hotelit të famshëm ‘Burj Al Arab’ është e pabanueshme dhe komplet hapsirë e humbur.

Burj Al Arab është i vetmi hotel në botë që konsiderohet të jetë me 7 yje dhe është hoteli i katërt më i lartë në botë. Megjithatë, 39% e hotelit është e pabanueshme – që tregon se hoteli është më shumë i theksuar në vetitë dhe madhësi arktiekturore sesa në atë që të akomodojë më shumë njerëz.

Suita Mbretërore e Burj Al Arab kushton afërsisht 20,000$ për një natë.

11. Dubai prodhon aq naftë sa të mbush afërsisht 4.5 pishina Olipmike në ditë.

Dubai prodhon mes 50,000 deri në 70,000 fuçi nafte në ditë, që është afërsisht 11,000 metër në kub. Kjo mjafton që të mbushen 4.5 pishina Olimpike. As kjo nuk është shumë, pasi në ditët e tyre të arta, Dubai ka nxjerrë 400,000 fuçi nafte, në vitin 1991.

12. Dubai po ndërton një kompleks argëtimi ‘Dubailand’.

Kompleksi i argëtimit në Dubai ‘Dubailand’, vlerësohet të kushtojë përreth 64.3 miliardë dollarë