Fakte interesante rreth puthjeve

Gjithkush duhet te dije te puthe. Por çeshtja eshte: I dini ju vertet te gjitha faktet dhe detajet interesante rreth puthjes?

Fun

30/05/2016 15:18

Eshte e mire, apo e keqe menyra se si ju kembeni puthjen? Çfare ndryshimi ka te puthurit ne kultura dhe popuj te ndryshem? Si puthin japonezet, francezet dhe te tjeret? Me poshte ju do te lexoni fakte nga me te çuditshmet per puthjen.

1- Nje akt puthjeje ve ne veprim 29 muskuj te fytyres. Me fjale te tjera, puthja mund te perdoret si nje ushtrim efektiv per parandalimin e rrudhave ne fytyre.

2- Te dashurit kembejne peshtymen gjate puthjes dhe dihet se ajo permban disa lloje substancash, ku nuk mungojne mikrobet, kriperat minerale, proteinat dhe te tjera perberje. Bazuar ne studimet e fundit, kembimi i ketyre substancave gjate puthjes mund te reflektoje ne permiresimin e imunitetit dhe prodhimin e antitrupave qe e bejne me efikas bashkeveprimin e substancave mbrojtese te organizmit kundrejt semundjeve te ndryshme.

3- Si rregull, 66 per qind e njerezve i mbajne syte mbyllur kur puthen. Kurse pjesa tjeter kenaqet duke pare se si ndryshon fytyra e partnerit emocionalisht gjate kembimit te puthjes.

4- Sipas statistikave amerikane rezulton se çdo grua amerikane ka puthur mesatarisht 80 burra perpara se te martohet.

5- Nje puthje e shpejte romantike mund te djege 2-3 kalori, ndersa nje puthje franceze (me goje hapur dhe kontakt te gjuhes) mund te djege me shume se 5 kalori.

6- Ndjeshmeria e buzeve eshte 200 here me larte se ndjeshmeria e mollezave te gishterinjve.

7- Mendohet se burrat qe i puthin grate per t’i pershendetur para se te dalin nga shtepia, kur nisen per ne pune çdo dite, kane avantazh ne lidhje me te tjeret qe s’e kane kete zakon, ata qe thjesht mbyllin kanatin e deres e dalin. Thuhet se ata qe pershendeten me puthje jetojne 5 vjet me shume mesatarisht. Ndersa burrat e tjere kane thene se jane me te prirur per aksidente rrugore.

8- Nje puthje pasionante per 90 sekonda ngre tensionin e gjakut dhe shkakton shpeshtimin e rrahjeve te pulsit. Ajo ngre gjithashtu nivelin e hormoneve ne gjak dhe redukton nje minute nga jeta e personit.

9- Puthja franceze eshte quajtur “bashkimi i shpirtrave” ne France. Nuk jane vetem buzet qe kryejne kete puthje, por eshte gjuha shume aktive. Nje puthje pasionante franceze eshte edhe ajo kur nderveprojne vetem gjuhet.

10- Ne ndryshim nga ajo qe besohet ne pergjithesi per puthjen e eskimezeve, ata nuk bashkojne thjesht majat e hundeve, per te krijuar puthjen specifike te tyre, qe bota njeh. Ata i hapin pak buzet perpara se te bashkojne majat e hundeve. Dhe ne kete moment te shkurter mbushen me fryme. Gjate momentit kur bashkojne majat e hundeve (qe eshte ne fakt puthja e tyre), ata leshojne ajrin qe sapo thithen, ne drejtim te njeri-tjetrit. Dhe arrihet keshtu nje shkembim i frymes, qe vijon edhe gjate kohes kur hundet tyre prekin faqet e njeri-tjetrit, pasi jane ne perfundim te puthjes eskimeze. Nje puthje eskimeze zgjat nje deri ne dy minuta.

11- Puthja ne publik eshte zakonisht e papelqyeshme ne Japoni, ne Tajvan, ne Kine dhe ne Kore. Nje puthje tipike japoneze nuk mund te jepet ne publik. Perkundrazi puthja faqe te tjereve konsiderohet si akt i njerezve me moral te humbur dhe nuk miratohet, ajo quhet nje zakon i shthurur i perendimoreve. Ndersa per adoleshentet e ish Bashkimit Sovjetik ne fillim te viteve ’70, puthja ne publik ishte nje gje e zakonshme dhe nenkuptonte takimin e pare, domethene ata adoleshente qe putheshin kesisoj, sapo kishin vendosur nje lidhje. Ndersa japonezet e sotem, edhe kur japim nje puthje te shpejte ne publik, kujdesen te mbajne nje distance te qarte dhe nuk puthen ne buze per me shume se nje sekonde.

12- Trupat e personave te angazhuar ne puthje prodhojne nje substance 200 here me te forte se morfina, ne kuptimin e efektit narkotik. Kjo eshte arsyeja pse kur partneret puthen, ata ndiejne nje lloj euforie dhe lumturie te thelle, ndersa jane duke bere kete gje.

13- Te puthurit mund t’i ndihmoje femrat te qetesohen dhe ul me lehtesi efektin e stresit tek ato.

14- Mesatarisht nje njeri harxhon duke u puthur 20,16 minuta, ose thene ndryshe dy jave te jetes se tij.

15- Puthja qe zgjat nje minute mund te heqe nga trupi juaj 26 kalori.

16- Mesatarisht çdo person ne bote eshte puthur ne menyre romantike te pakten nje here pa i mbushur ende 14 vjeç.