Fakte interesante për sytë – kemi diçka të përbashkët me peshkaqenët

Sa herë që shikoni njeriun që e dashuroni, bebëzat dyfishohen për nga madhësia që kanë.

Fun

27/05/2016 12:22

Çdo qerpik në syrin tuaj ka jetëgjatësi, por a e keni ditur se qëndrojnë vetëm 5 muaj dhe më pas zëvendësohen me të rinj, transmeton lajmi.net.

Kornea e syrit të njeriut është krejtësisht e ngjashme me atë të peshkaqenit, ky i fundit është përdorur edhe për operacionet e syrit të njeriut.

Mbyllja dhe hapja e syrit zgjat 100 deri 150 minisekonda, ju mund t’i hapni dhe t’i mbyllni sytë pesë herë për një sekond.

Njerëzit që kanë sytë e kaltër – mendohet se ngjyra kaltër e syve ka filluar para 10,000 vjetëve për shkak të mutacionit gjenetik.

Nga 7 miliardë njerëz, vetëm 2 përqind e tyre kanë sytë ngjyrë të gjelbër, ndërsa vetëm 1 përqind e tyre kanë ndryshime në sy për nga ngjyra, pra njërin kanë një ngjyrë tjetrin ngjyrë tjetër.

Gjatë mesatares së jetës sonë ne shohim rreth 24 milionë fotografi të ndryshme./lajmi.net