Fakte interesante për pulat

Pula është një shpezë shumë e dashur shtëpiake prej së cilës marrim vezët që janë shumë të shëndetshme për njeriun. Kjo krijesë interesante ka disa veti dhe veçori të cilat mund të mos i keni ditur.

Fun

16/07/2018 10:06

 

1. Zemra e një pule rreh 280 deri në 35 herë në minutë.

2. Pulat mund të bëjnë deri në 600 vezë veëm në dy vjetët e para të jetës së tyre. Ato mund të bëjnë vezë prej kur mbushin 6 muaj.

3. Pulat mund të vrapojnë në shpejtësi prej 14 kilometra në orë. Një pulë me kokë të prerë mund të vrapojnë në gjatësi sa një fushë futbolli, pastaj të vdes.

4. Pula nënë shikon vezët e saj 50 herë në ditë, për të parandaluar thyerjen e tyre, transmeton GazetaMonitor.

5. Pulat hanë çdo gjë: fara, fruta, insekte, minj dhe hardhuca. Ato mund të jetojnë 5 deri në 11 vjet.

6. Pulat jetojnë në bashkësi dhe kanë shumë afrimitet me vezët e tyre. Pulat, ia dedikojnë jetën rritjes së të vegjëlve të tyre.

7. Pulat që kanë vesh të kuqe bëjnë vezë kafe dhe ato që kanë vesh të bardhë bëjnë vezë të bardha.

8. Pulat deri në 6 muaj nuk ngacmohen nga gjeli, pasi pula deri në atë moshë nuk është e rritur për të bërë vezë, transmeton GazetaMonitor.

9. Pulat krijojnë një strukturë komplekse shoqërore dhe sesia prej tyre e din vendin dhe shkallën e saj shoqërore.

10. Pulat kanë shikim të mirë dhe shohin me shumë ngjyra. Pulat mundohen që ta mbajnë higjienë të pastër dhe çdo ditë pastrojnë me sqep pendët e tyre./GazetaMonitor/