Fakte interesante për çajpirëisit e mëdhenj nga Turqia

Sipas kreut të Shoqatës turke të kafenesë, Serdar Erasina, një turk mesatarisht konsumon në vit rreth 1300 filxhanë çaj.

Fun

13/01/2019 23:27

Ai tha për agjencinë Anadolu se Turqia është vendi ku konsumohet më së shumti çaji, sipas raportit të Komitetit Ndërkombëtar të Çajit.

“Turqit konsumojnë rreth 3 deri në 5 gota çaj çdo ditë, ndërsa ky numër rritet deri në 10 gota gjatë dimrit”, shtoi Erşahin.

Ai theksoi se kultura e konsumimit të çajit është e domosdoshme për turqit, pasi ofron një rast për t’u ulur dhe për të biseduar.

“Përgatitja e çajit në Turqi është ndryshe nga pjesa tjetër e botës, pasi ajo duhet të përgatitet për rreth 20 minuta”, tha ai.

“Dyqanet e çajit historikisht janë vende të shoqërimit për njerëzit”, shtoi ai.

Bekir Tezçakar, që është një prodhues i çajit për pesë gjenerata në Pazarin e Madh historik të Stambollit, tha se moti i ftohtë ka dyfishuar shitjet e çajit.

Sipas të dhënave të Asociacionit të Eksportuesve të Detit të Zi në Lindjen e Detit të Zi (DKIB), me prodhimin e çajit në gjysmën e parë të vitit 2018, Turqia fitoi të ardhura mbi 4.5 milionë dollarë pas eksportimit të çajit në 93 vende në gjysmën e parë të vitit 2018.

Të dhënat tregojnë se tre vendet kryesore që blejnë çajin turk janë Gjermania, Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) dhe SHBA-të.