FAKT: Reali gjendet më afër rënies nga liga se sa titullit kampion

Mund të ju duket e pabesueshme, por Real Madrid është më afër zonës së rënies nga liga se sa titullit kampion.

Sport

14/01/2018 23:21

Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Real Madrid, aktualisht renditet në pozitën e katërt në ligë, me 32 pikë, teksa në xhiron e fundit pësoi në ‘Santiago Bernabeu’ nga Villarreal.

E fitorja që sonte regjistroi Barcelona në udhëtim te Real Sociedad, ka bërë që Real Madrid të jetë më afër zonës së rënies nga liga, se sa titullit kampion.

Real Madrid është larg zonës së rënies nga liga 16 pikë, ndërsa Barcelona që renditet në krye të La Ligas, gjendet 18 pikë larg Realit./Lajmi.net/